Alpion: Akuzat e Martit duhet të provohen
"Raporti i Martyt nuk është domosdoshmërisht i lidhur me trafikimin e organeve njerëzore apo me mungesën e shoqërisë civile në Kosovë. Akuzat e raportuesit të Këshillit të Europës, janë pjesë e shteteve Serbofile të cilat kërkojnë të rehabilitojnë emrin e Serbisë”.
Kështu ka thënë Gëzim Alpion, lektor i Sociologjisë në Universitetin e Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu ka shprehur besimin e tij se lufta e shqiptarëve të Kosovës ka qënë e pastër, duke dashur të kundërshtojë rapotin e Martyt, i cili e paraqet luftën e UÇK-së si luftë terroriste. Alpion ka thënë se Marti duhet të japë prova për të vërtetuar akuzat e tij.