E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Malishevë, 30 ditë burg për 13 të arrestuarit

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastin Limaj në Banjë të Malishevës, ndërsa është lënë në burg edhe i arrestuari i 13-të, i cili ishte në kërkim që nga e shtuna.
 

Tashmë është përcaktuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 13 të arrestuarit, prej të cilëve 11 janë me mbiemrin Krasniqi nga fshati Carallukë e Malishevës, ndërsa dy të tjerët janë me mbiemrin Bytyçi dhe Zogaj raportojnë mediat kosovare.
 

Në arrest po mbahen edhe tre djemtë e ish-kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi, dhe Hazir Krasniqi, i cili pati denoncuar më 13 dhjetor nga zyrat e Vetëvendosjes se ditën e zgjedhjeve ishte “kërcënuar me vdekje nga Behlul Limaj”.
 

Në ngjarjen e së shtunës, u vra Skënder Limaj ndërsa mbetën të plagosur i vëllai, Azem Limaj, dhe nipi i tij Ilir Limaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›