E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë jetojnë pesë vite më gjatë se burrat

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 20:35

Gratë në Maqedoni jetojnë pesë vite më gjatë se burrat, ndërsa jeta mesatare e grave është 74 vjeç, ndërsa e burrave 69 vjeç, informon Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Në publikimin e ESHS-së me titull "Gratë dhe burrat" në Maqedoni, raporti mes grave dhe burrave është i barabartë me 50 për qind. Gjatë dhjetë viteve të fundit është regjistruar plakja e popullsisë. Popullsia e re prej 0 deri 14 vjeç nga 22, 8 për qind në vitin 1999 është zvogëluar në 17,7 për qind në vitin 2009.

Ndërsa, popullsia më e vjetër se 65 vjeç është rritur nga 9,8 për qind në vitin 1999 në 11,6 për qind në vitin 2009.

Të dhënat e publikimit të ESHS-së tregojnë se gratë krijojnë lidhje martesore në moshë mesatarisht 25 vjeç, ndërsa burrat në moshën 28 vjeç. Gratë kryesisht lindin më së shumti dy fëmijë dhe se familjet dominuese janë me nga dy fëmijë.

Publikimi përfshin edhe të dhëna lidhur me punësimin, papunësinë, angazhimin politik dhe institucional të grave dhe burrave sipas përqindjes në jetën shoqërore dhe politike. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›