E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alternativa e njërit nga kandidatë republikanë për Shtëpinë e Bardhë

10-03-2012 / Nga Mitt Romney

Romney: Ndaj Iranit duhet përdorur teoria e Reganit “paqe me ndihmën e forcës”

SHBA-ja nuk mund t’i lejojë vetës që lejojë Iranin që të sigurojë armë bërthamore. Por tani, nën kryesimin e Barack Obamës, është ky pikërisht kursi në të cilin jemi. Si president, unë do të lëvizja Amerikën në një drejtim tjetër. Rubrika e përgjithshme e politikës sime të jashtme, do të ishte e njëjta si ajo e Ronald Reaganit: më saktësisht, “paqe me ndihmën e forcës”. Duke filluar që nga 4 nëntori i vitit 1979, me dhjetëra diplomatë u mbajtën peng për 444 ditë nga revolucionarët islamikë në Iran, përderisa presidenti jo-efektiv i SHBA-së, Jimmy Carter, po zemërohej në Shtëpinë e Bardhë. Duke kandiduar kundër Carterit për president një vit më vonë, Ronald Reagan e bëri tejet të qartë se iranianët do të paguajnë një çmim tejet të lartë, për vazhdimin e sjelljeve të tyre kriminale. Më 20 janar të vitit 1981, në momentin kur Reagani dha betimin si president, Irani liroi pengjet. Iranianët e kuptuan fare mirë se Reagan ishte serioz dhe e kishte ndërmend që fjalët t’i shndërrojë në vepra, në mënyrën që Jimmy Carteri nuk ishte i gatshëm ta bëjë kurrë. Amerika dhe bota sot po përballen me një situatë të ngjashme; vetëm se sot në lojë janë shumë më tepër gjëra. Të njëjtin fanatikë islamikë, të cilët morën peng diplomatët tonë, sot po vrapojnë që të prodhojnë bombën bërthamore Barack Obama, presidenti më jo-efektiv i SHBA-së, që nga koha e Jimmy Carterit, e ka cilësuar një epilog të këtillë si të papranueshëm, por retorika e tij nuk po shoqërohet me politikë efektive. Përderisa Obama po zemërohet në Shtëpinë e Bardhë, iranianët janë duke bërë përparim të shpejtë në përpjekjet për të siguruar armët më shkatërruese në historinë e botës. Graviteti i këtyre zhvillimeve nuk mund të zmadhohet. Për tri dekada, Ajatollahët që qeverisin Iranin kanë sponsorizuar terrorizmin në botë. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga 11 shtatori i vitit 2001, atëherë kjo është se terrorizmi në epokën bërthamore ka mundësi që të shkaktojë ankth dhe tmerr në përmasa masive. Aq më tepër, udhëheqësit e Iranit po bëjnë haptazi thirrje për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Nëse sigurojnë mjetet, për të zbatuar këtë synim jo-njerëzor, atëherë Lindja e Mesme brenda natës do të shndërrohet në një bombë të kurdisur. Rreziqet për Izraelin, për aleatët tanë tjerë dhe për forcat tona në rajon, do të bëhen të paimagjinueshme. SHBA-ja nuk mund t’i lejojë vetës që lejojë Iranin që të sigurojë armë bërthamore. Por tani, nën kryesimin e Barack Obamës, është ky pikërisht kursi në të cilin jemi.
Si president, unë do të lëvizja Amerikën në një drejtim tjetër. Rubrika e përgjithshme e politikës sime të jashtme, do të ishte e njëjta si ajo e Ronald Reaganit: më saktësisht, “paqe me ndihmën e forcës”. Sikur edhe Reagani, unë kam paraqitur një plan gjithëpërfshirës, për të rikthyer fuqinë e SHBA-së dhe për të pajisur ushtarët tonë me armët për të cilat kanë nevojë, për të mbijetuar në konflikt. Duke e ngritur nivelin tonë vjetor në fushën e ndërtimit të anijeve nga 9 në 15, unë synoi që të rikthejmë pozitën tonë, në mënyrë që flota jonë të jetë një fuqi e pasfidueshme në det. Pikërisht ashtu siç synoi Reagani të mbrojë SHBA-në nga armët e sovjetëve, me Iniciativën Strategjike për Mbrojtje, unë do të angazhohem për sistemin e mbrojtjes me raketa balistike, për t’u siguruar se raketat e Iranit dhe të Koresë së Veriut nuk do të na rrezikojnë as ne, e as aleatët tanë. Sa i përket Iranit në veçanti, unë do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të kontrolluar regjimin e ligë të Ajatollahëve. Përderisa Irani të mos heq dorë nga programi i vet për armë bërthamore, unë do të angazhohem për ashpërsimin gjithnjë e më të madh të sanksioneve, duke bashkëvepruar me shtetet tjera nëse mundemi, por edhe duke vepruar vetëm, nëse do të jemi të detyruar. Unë do të flas në emër të demokracisë në Iran dhe do të mbështesë disidentët iranianë, të cilët po luftojnë për lirinë e tyre. Do të bëjë të qartë se angazhimi i Amerikës për sigurinë dhe mbijetesën e Izraelit është absolut. Do t’i demonstrojë përkushtimin tonë gjithë botës, duke e shndërruar Jerusalemin në destinacionin e udhëtimit tim të parë jashtë vendit. Ajo që është me rëndësi, unë diplomacinë time do ta ndërlidhë me opsionin ushtarak, që do të bindë Ajatollahët që të heqin dorë nga ambiciet e tyre bërthamore. Vetëm pasi që të kuptojnë se në fund të rrugës nuk do të gjejnë armë bërthamore, por gërmadha, vetëm atëherë do të ketë mundësi për zgjidhje paqësore. Plani im parasheh rivendosjen e pranisë së rregullt të aeroplan bartësve në Mesdhe dhe Gjirin Persik në mënyrë simultane. Plani gjithashtu përfshin shtimin e asistencës ushtarake për Izraelin dhe koordinimin e përmirësuar me aleatët tanë në rajon. Nuk mund t’i lejojmë vetës që të presim më gjatë dhe assesi nuk mund t’i lejojmë vetës që të kalojmë edhe katër vite të administratës Obama. Deri atëherë, do të jetë tejet vonë. Nëse iranianëve ju lejohet që të sigurojnë bombën, pasojat do të jenë të pakontrollueshme dhe të tmerrshme. Plani im i politikës së jashtme për t’iu shmangur katastrofës është i thjeshtë: ose Ajatollahët do të marrin porosinë, ose do të marrin një leksion të dhimbshëm në lidhje me domethënien e vendosmërisë së Amerikës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›