Alternativa jone per "Plehrat" Nga Gramoz Ruci
Aleanca jone sot eshte me qytetarin. Ne nuk lejojme importin e plehrave ne Shqiperi.
Dhe aleanca jone sot eshte me problemin. Ndaj ligji i pare, qe do te anulojme, do te jete ligji i plehrave. Neni 22 qe Presidenti i Republikes ka protestuar lejon importin e plehrave ne vend. Alternativa jone eshte Asnje. Hiqeni kete nen dhe pastaj ejani te ulemi te diskutojme. Sigurisht, qe eshte nje debat i gjere. Por 12 vende te zhvilluara te BE-se nuk e lejojne importin e plehrave. Ja kete duam edhe ne. Historia do te na ndeshkoje te gjitheve, edhe si forca politike, edhe si individe. Prandaj ky eshte qendrimi qe ne duhet te mbajme dhe jo te bejme moralizime ketu per kundershtaret politike.
***
Taksa progresive eshte ajo qe ndan prerazi dy alternativa ne nje vend. Gjithe lufta qe zhvillohet ne mes te Amerikes, midis te djathtes dhe te majtes, eshte ceshtja e takses progresive. Ekonomia e pare me e fuqishme e Evropes, megjithese eshte nje kancelare e djathte gjeti mirekuptimin per taksen progresive. Ne mes te Frances revolucioni francez fiskal i Sarkozise ka ne themel taksen progresive. Por eshte turp qe ne nje vend si yni, me nje papunesi te tille, me nje papasterti te tille, me nje fukarallek te tille te kesh cmime nje here e gjysme me te shtrenjta per buken, per qumeshtin, per vezet, per sheqerin, per orizin, per makaronat si ne Gjermani. Kur paga mesatare e nje Gjermani eshte 4 apo 5 here me e larte se paga e nje shqiptari, kurse cmimi bukes, i vezeve, i sheqerit, i makaronave dhe i orizit eshte nje here e gjysme me e lire sesa ne Shqiperi.
Vezet e Gjermanise i kam pare me keta dy sy para dy ditesh. Kjo duhet te na beje qe te skuqemi dhe jo te krenohemi. Ne radhe te pare ju dhe pastaj ne si opozita juaj. Kjo eshte ajo qe duhet t'i themi elektoratit shqiptar. Kjo eshte ajo qe duhet t'i themi popullit shqiptar. Kjo eshte pergjegjesia qe duhet te mbajme te gjithe bashkerisht ketu. Jo te mbajme parlamentin sikur importi i plehrave i zgjidhka hallet dhe problemet e shqiptareve, perkundrazi, me ate gjendje skandaloze qe ka sherbimi shendetesor ne Shqiperi, importi i plehrave, te gjithe pa perjashtim qe nga femijet e deri tek pleqte jane te rrezikuar jo nga semundje dosido, por nga kanceri.
***
Prandaj grupi parlamentar i PS e ka thene fjalen e tij, eshte gjithe pesha e pergjegjesise qe mban ndaj ketij problemi kaq te madh, kjo eshte edhe arsyeja qe angazhimi i gjithe kolegeve te grupit te opozites eshte tejet i madh per kete Dekret te Presidentit, per here te dyte qe diskutohet ky projektligj. Ne nuk do reshtim, edhe nese ju e miratoni sot, per te shfrytezuar te gjitha hapesirat ligjore, gjitha marredheniet me publikun dhe me shoqerine civile, me te gjithe, dhe ne qofte se s'do t'ia arrijme prej kapjes se shtetit nga pushteti juaj ne sigurisht shume shpejt do te jemi mazhorance e ketij vendi. Dhe sic thashe ligji i pare qe do te anulojme eshte pikerisht ligji i plehrave.
Nga fjala ne Kuvend e Kryetarit te Grupit Parlamentar te PS