Tiranë, aksidentoi për vdekje fëmijën 5 vjec, kapet autori
TIRANË-Sot është vënë në pranga autori i aksidentit të djeshëm në Kombinat ku humbi jetën një fëmijë 5 vjecar, ndërsa u plagos rëndë nëna e tij.
Policia prangosi shtetasin Petrit Trezhnjeva, 38 vjec pasi dyshohet se përplasi dje me automjetin e tij, fëmijën dhe nënën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
Nëna dhe vogëlushi mësohet të ketë qenë duke kaluar rrugën në momentin që janë përlasur nga automjteti i 38-vjecarit.
Përplasja ka qenë fatale për vogëlushin 5-vjecar M.Hoxha, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë nëna e tij, Antuena Hoxha 35-vjece ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura në trup.
E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku po merr mjekimet e nevojshme. Sipas mjekëve gjëndja e saj është kritike .
(d.b/BalkanWeb)