E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet, rrezohet Topi. Ligji votohet pa ndryshime Rozeta Rapushi

Miratohet pa asnje ndryshim ligji per "Menaxhimin e integruar te Mbetjeve". Me 73 vota kunder, 59 pro dhe asnje abstenim, Kuvendi rrezoi dje dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili e ktheu ligjin per rishqyrtim dhe permiresim. Ne mbrojtje te tij, kryeministri Sali Berisha tha se ne seance shenohet themelimi i "Partise se Plehut". Sipas tij, socialistet po perdorin kartonin e kuq per interesa meskine, per te gjetur vota per partine e re. Nderkohe qe dha arsyet e importimit te mbetjeve, si nje ligj qe duhet, sepse Parlamenti ka ratifikuar nje marreveshje me BE-ne. "Nderkohe qe birbilenjte u frynin trumbetave dhe borive, bilbilave ketu, ne firmosnim Marreveshjen e Stabilizim - Asociimit dhe kjo marreveshje, ne nenin 70 dhe 108, per mjedisin dhe perafrimin e legjislacionit, i imponon Shqiperise te lejoje qarkullimin e lire te plehrave jo toksike",- sqaroi kreu i qeverise. Ai shtoi, gjithashtu, se Shqiperia eksporton mbetje te saj nga kjo liste, ne vit, 96 mije e 900 ton. Eksporton mbetje te saj, pra mbetje te prodhimit, mbetje te tjera, ne vendet e Bashkimit Evropian dhe vende te tjera. Te gjitha keto mbetje, per shkak te kesaj marreveshjeje, Evropa i pranon nga Shqiperia. Per Berishen, ky eshte ligji qe i imponon qeverise qe mbetjet jo toksike te lejohen te importohen, jo sic ndodh deri tani, jo sic u vendos ne 2003-shin, ku opozita, sipas tij, qe sot i ka varur shpresat tek "Partia e Plehut" per te ardhur ne pushtet. Por sipas tij, me keto menyra, opozitaret nuk do ta shohin pushtetin te pakten dhe per 20 vjet. "Pasi u themelua "Aleanca e Plehut", shpertheu epidemia; "o burra, te gjejme vota ne plehra" dhe po rremohet, po kerkohet, po behet gjithcka qe ne plehra te mbijne particka. Ligji, i cili eshte miratuar ne kete Parlament, eshte ligji i mbrojtjes se Shqiperise nga mbetjet toksike. Thelbi dhe qellimi i tij eshte mbrojtja e ketij vendi nga mbetjet toksike",- argumentoi kryeministri. Sipas tij, kane ikur ato kohera kur u thoshin se po erdhi treni ekspres do te ndodhe hataja dhe dilnin nje grusht "bashibozukesh" dhe e kthenin trenin prapa. "Por "trenin e Evropes" nuk do te mund ta ndale kush me ne kete vend dhe ky eshte procesi i integrimit",- theksoi kreu i qeverise nga foltorja e Kuvendit. Per kryeministrin, socialistet kane vetine qe te krijojne nje realitet qe nuk ekziston dhe pastaj t'i besojne ketij realiteti. "Kjo, sepse kryetari juaj, hyn ne shtrat, Edi Rama dhe zgjohet Angela Merkel, Nikola Sarkozi, Barak Obama. A e kuptoni ju se jetoni ne nje situate te paprecedente per sa i perket realitetit? Ju kete realitet doni ta sillni ne Parlament. Nese atij i duket vetja njehere Angela Merkel, njehere Nikola Sarkozi, njehere Barak Obama, njehere David Cameron, nderkohe qe fjalimet ia kopjon Ed Miliband-it, se aty i merr i kopjon dhe vjen e na i lexon. Kjo rruge po ju mban jashte pushtetit",- theksoi Berisha.

Theniet me te spikatura ne seancen e djeshme

Sali Berisha

"Kjo dite shenon de facto themelimin ne kete salle te "Partise se Plehut". Pasi u themelua "Aleanca e Plehut", shpertheu epidemia; "o burra, te gjejme vota ne plehra" dhe po rremohet, po kerkohet, po behet gjithcka qe ne plehra te mbijne particka".

Gramoz Ruci

"Ti pyesim qytetaret, te organizojme nje referendum popullor. Pse s'pranon? C'eshte ky ngut, c'eshte kjo urgjence? Jane ata qe na kane sjelle ne ketu, jane ata dhe vetem ata qe demtohen nga ky nen. Pse shoqeria civile dhe populli qe te pergjerohesh, zotrote, te duhen kur jane ne interesin tend dhe kur s'jane ne interesin tend ata s'vlejne, ata s'jane, ata s'dine? Jo, zoteri".

Sali Berisha

"Vazhdoni krijimin e partive, se keshtu do te vini ne pushtet ju, pa alternative, sepse alternative ju nuk formuloni dot. Ka ikur koha e mashtrimit, qe kur dilni dhe ju thoni shqiptareve se kjo eshte "Republika e te papuneve", ne nje kohe kur ne kete republike jane nje milion e 70 mije krahe pune. Zoterinj, ju mendoni se jane "hunj te kuq" shqiptaret? Jo, te jeni te sigurt, qe ata ju japin uje ne berryl ju".

Gramoz Ruci

"Ti mendon se shqiptaret do te hane sapunin per djathte, me cdo brockull qe ti hedh ne televizor, ne mbledhje te qeverise dhe ne Parlament, vetem e vetem qe te sulmosh dhe te godasesh kundershtarin tend politik. Mirepo, e ke te pamundur".

Sali Berisha

"Ju keni bere nje zgjedhje, bllokimin e vendit, bllokimin e procesit te integrimit, bllokimin e ligjeve me 3/5-t. Ju e moret nje mesim, por nuk doni te nxirrni mesim. Vazhdoni keshtu, 2013 po vjen dhe ju garantoj se do te dilni minus 300 mije vota, ne raport me kete koalicion".

Gramoz Ruci

"Mos u ngopsh,- te thone shqiptaret,- po edhe nga plehrat do te fitosh? Mire punet e tjera, qe aq din dhe aq ben'. Ne 2004, ke thene se importi i plehrave eshte nje bombe ekologjike. Anulo ligjin dhe mirato dekretin e Presidentit. Ky eshte reflektimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›