Porto frike nga Salihi dhe te... ftohtit

Porto fituesja e Liges se Kampioneve ne vitin 2004 atehere nen urdhrat e Zhoze Murinjos eshte kundershtari i radhes i Rapidit te Vjenes ne Ligen e Europes. Portali austriak sportlive.at shkruan se portugezet ne deklarimet e tyre kane treguar respekt per Hamdi Salihin dhe per ate qe ka bere sulmuesi shqiptar ndeshjet e fundit me skuadren rekordmene ne Austri.
Madje mediat portugeze kane numeruar edhe golat qe Salihi ka realizuar se fundi 4 kunder Laskut dhe 1 kunder Austrise duke vecuar faktin se shqiptari eshte golashenuesi me i mire i Rapidit te Vjenes. Lideri i kampionatit portugez eshte i shqetesuar edhe per te ftohtin qe po ben keto dite ne Austri pasi Porto eshte i ambientuar me nje klime mesdhetare. Rapidi ka nevoje per nje fitore per te pasur me tej shanse te pakta per te kaluar per ne fazen tjeter te Liges se Europes.
Ne ndeshjen e pare ne Portugali Rapidi humbi 3-0. Per momentin kane mbetur edhe dy ndeshje per tu luajtur Rapid-Porto 2 dhjetor dhe Beshiktash-Rapid 15 dhjetor. Ne kater ndeshjet e para Rapidi ka regjistruar 1 fitore kunder CSKA-se se Sofjes dhe 3 humbje 3 pike duke u renditur i treti ne grupin L. Porto 10 pike ka avancuar per me tej. Beshiktashi i Stambollit renditet ne vendin e dyte me 7 pike.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 02 Dhjetor 2010