Xhani: “Bakaj, ‘truri” i lojës së Partizanit”

EKSKLUZIVE- Presidenti i Partizanit, Albert Xhani është duke përjetuar caste të lumtuara me ekipin e tij: kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pretedent serioz për vendin e dytë dhe zonën europiane, dhe aq me tëpër loja e të rinjve të talentuar Arber Abiliaaliaj, Elis Bakaj dhe Enco Malindi, autorë të katër golave në takimin e sotëm, por dhe një penalltie të fituar nga Malindi dhe të pakthyer në gol nga portieri Orges Shehi
Xhani, një fitore bindëse 4-1 e Partizanit me Kastriotin, që e shfaq si pretedent për vendin e dytë. Cili është komenti i presidentit të KF Partizani?
-E kishim menduar një fitore shumë të vështirë, por nuk na rezultoi kështu. Unë mendoj se fitorja u bë më e lehtë, pasi djemtë laujtën shumë mirë.
Abilialiaj dhe Bakaj, nga dy gola secili në këtë takim.
- E shoh në një rikthim të sukseseshëm te goli Abilaliajn, por mendoj se Bakaj po shëndrrohet në "trurin" e lojës së Partizanit. Është shumë lart me veprimet teknike dhe organizuese.
Një tjetër talent, Malindi arriti të fitojë edhe penalltin e parealizuar nga Shehi?
- Për mendimin tim, Malindi morri dy penallti, pasi gjyqtari nuk i akordoi të parën. Personalisht do të dëshiroja që ta gjuante Malindi, dhe për ta azhurnuar atë me këto lloj gjuajtjesh, por përzgjedhjen e lojtarit e beri stafi, dhe unë asnjëherë nuk jam kundër vendimit të tij.
Intervistoi: Dash Frashëri