E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panajot Pano: “Lojë e varfër, por Partizani bindës”

Nga "Qemal Stafa", Dash Frashëri
Albania-sport-Legjenda e Partizanit, e Kombëtares dhe e gjithë futbollit shqiptar, Panajot Pano, nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e Partizanit, por dhe takimeve të tjera. Edhe sot ai ishte i pranishëm në zonën e dytë "VIP" të stadiumit "Qemal Stafa" për të ndjekur takimin Partizani-Kastrioti (4-1). Albania-sport ishte e pranishme atje dhe pas ndeshjes i morri këtë pronocim ish-sulmuesit të shquar. "Ishte një ndeshje që nuk u luajt me atë sintezë që ka futbolli ynë në përgjithësi. Nuk kishte shumë bukuri taktikë dhe loja ishte thuajse e varfër. Dua të theksoj se Partizani mbetet Partizan dhe nuk të fal. Bëri golat dhe bëri shumë pak gabime në mbrojtje".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›