E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, stërvitje me Kastriotin e Zhillit

Nga "Qemal Stafa", Andi Nuraj dhe Olsi Ranxhi
Albania-sport- Arbër Abilalija (14', 30') dhe Elis Bakaj (36', 68') ishin autorët e fitores së bujshme 4-1 të Partizanit kundër një kundërshtari si Kastrioti i cili përvec golit të shënuar nga zimbaviani January Ziambo (44'), në ndeshjen e luajtur sot pasdite në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" në prani të shumë pak shikuesëve, takim ky që mbylli dhe ndeshjet e javës së 23 të Kategorisë Superiore. Takimi filloi me një minutë heshtje në kujtim të futbollistit të vrarë të Ilirisë së Fushë-Krujës, Redi Maloku. Topi i parë u luajt nga futbollistët e Partizanit, të cilët të etur për tripikëshin mësynë menjëherë drejt portës krutane. Në të 4' Partizani fitoi goditjen e parë nga kendi, ndërsa në 6' Muzaka ndërmori disa veprime agresive brensa zonës së rreptësisë së Kastriotit. Në minutën e 8 Muzaka shërbeu bukur për Abilialiaj, por sulmuesi vlonjat i të kuqve nuk finalizoi dot. Në të 14', mesfushori sulmuesi i Partizanit, Elis Bakaj (më i mirë në fushë) lëshoi një koridor të gjatë për Abilialiaj, që gjeti të papërgatitur mbrojtjen e Kastriotit. Sulmuesi 20-vjecar gjuan dhe portieri i Kastriotit, Koci e sheh topin në rrjetë. Partizani-Kastrioti 1-0. Paralajmërimi më i mirë se trajneri Hasan Lika dëshironte një fitore të shpejtë. Minuta e 19 prodhon një tjetër rast për Partizanin. Portieri Koci ndalon topin me dorë jashtë zonës dhe Kridens Meta përvecse ndësjkon me karton të verdhë portierin krutan jep dhe një goditje të lirë për Partizanin mbi vijën e bardhë të zonës së rreptësisë. Ekzekutimi i Muzakës ishte i përsosur, por dhe reagimi i Kocit ishte i tillë, për të devijuar topin në goditje nga kendi. Rasti i parë për Kastriotin i përket minutës së 23, kur Shpërtim Ymeraj nuk mundi të kurorëzojë me gol nga një distancë e afërt, topi u përplas në trupat e lojtarëve të Partizanit, ndërsa vlonjati morri një lumë të sharash nga presidenti i Kastriotit, Zhilli dhe tifozët krutanë të pranishëm në "Qemal Stafa". Minuta e 29 ofron Progrin në pozicion shënimi, por mesfushori sulmues nuk gjen kuadratin. Një minutë më pas, në të 30' Partizani ekzekutoi një goditje këndi me Muzakën. Topi kaloi pasqyrën e portës dhe Abilialiaj i vëmendshëm goditi fort, ndërkohë që Kocit topi i rrëshqiti poshtë duarve. Partizani-Kastrioti 2-0. Minuta e 36 shënoi një tjetër kulm të ndeshjes. Muzaka goditi fuqishëm shtyllën pingule, topi u rikthye në zonë dhe aty, Bakaj i vemëndshëm nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të shënojë golin e tretë. Partizani-Kastrioti 2-0. Loja duket e përfunduar qysh në pjesën e parë. Minuta e 39', Abilialiaj shfaqet para portës, godet në trupin e portierit kundërshtar, por kapiteni i Partizanit, Paulin Dhembi nuk mundi të katërfishojë rezultatin. Në minutën e 44 erdhi dhe goli i vetëm i Kastriotit. Mesfushori Lorenc Pashja harkoi saktësisht një top dhe Ziambo ekzekutoi fuqishëm me kokë. Partizani-Kastrioti 3-1, rezultat me të cilën u mbyll dhe pjesa e parë. Pjesa e dytë filloi me dy ndërrime të Kastriotit: Asllani hyn në vend të Hasës dhe Shahini në atë të Ymerajt. Edhe 45 minutat e dyta kanë të njëjtën melodi: Partizani në kërkim të goleadës së dikurshme të Tiranës me Kastriotin (7-3) dhe Kastrioti në ditën më të errët. Në minutën e 68' lindi dhe kryevepra e Elis Bakaj: sllallom përmes katër lojtarëve të Kastriotit (piramida) dhe gjuajtje ala "Mesi" e Bakaj. Partizani-Kastrioti 4-1. Lika bën ndërrimin e parë: Progri i lë vendin Malindit dhe te Kastrioti Grami i lë vendin Celikut.Loja ka të njëjtën pamje, ndërsa Lika vazhdon ritualin e zëvendësimeve. Në të 31' Alikaj hyn në vend të Abilialiaj dhe në të 39' Karabeci zë vendin e Bakaj. Minutat e fundit kanë edhe ato bukurinë e tyre. Malindi, të cilit disa minuta më parë gjyqtari Meta i mohoi një penallti, fiton në të 92' një 11-metersh. Sulmuesi 19-vjecar i Partizanit frenohet nga portieri Koci. Penalltinë e mori përsipër portieri i Partizanit, Orges Shehi por rivali i tij, Koci arritu ta grushtojë në goditje kendi. Pas një minute Kridens Meta fërshelleu përfundimin e takimit, që ngjiti Partizanin në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Kastrioti mbeti në atë të 25 pikeve. Ndeshjen e ardhshme Partizani do të ndeshet në transfertë me Flamurtarin, ndërsa Kastrioti do të presë në shtëpi Teutën. Kjo ndeshje u ndoq nga të dy presidentët e klubeve: Albert Xhani (Partizani) dhe Shkëlzen Zhilli (Kastrioti), ndërsa personi VIP ishte ambasadori i Hungarise Szabo Szabos, një tifoz i deklaruar i të kuqve. SKEDA E NDESHJES PARTIZANI-KASTRIOTI 4-1 Shënues: Abilaliaj 15', 30', Elis Bakaj 36', 69' / Ziambo 44' 90'+2 Orges Shehi humbet 11-metërsh PARTIZANI: Shehi, Pinari, Tafaj, Gjyla, Hallaci, S.Bulku, Dhëmbi, Muzaka, Elis Bakaj (Karabeci 84'), Progni (Malindi 70'), Abilaliaj (Alikaj 77') Trajner: Hasan Lika KASTRIOTI: Koci, Gallo, Grami (Cceliku 46'), Deliu, Pashja, Ymeraj (Shahini 46'), Rustami, Hasa (Asllani 46'), Caca, Osuji, Ziambo Trajner: Petrit Haxhia Gjyqtarë: K.Meta, S.Zeka, A.Gucce Kartona të verdhë: Koci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›