E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Lika: “Nuk ishte aq e thjeshtë fitorja”

Albania-sport- "Shumë lehtësi në shënimin e golave në pjesën e parë, por jo në të dytën? Ashtu është, por kjo falë dhe gabimeve të kundërshtarit, por dhe për meritë të futbollistëve tanë. Goli i shënuar nga Kastrioti në fund të pjesës së parë (3-1) mund të ndërlikonte situatën. Pjesën e dytë u treguam më të kujdesshëm. Kërkuam që dhe në pjesën e dytë të zbatonim detyrat që ka një ndeshje. Me rezultatin 3-0 futbollistët tanë po mendonin për sulmin dhe jo për organizimin e lojës dhe veprimet mbrojtëse. Unë mendos se ishte më mirë për ne të zbatonim detyrat dhe jo të kalonim në një aventurë. Shënimi i golit të katërt na qetësoi përfundimisht. Partizani në përmirësim të vazhdueshëm, vendi i dytë i arritshëm? Ne do të vazhdojmë të luftojmë. E kemi theksuar shpeshherë që na presin ndeshje të vështira. Rruga për të shkuar deri të vendi i dytë apo dhe më lart është e vështirë. Pozitive është që futbollistët po japin maksimumin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›