E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi, në listën anti-Suedi



Altin Haxhi pritet të jetë emri befasues në listën e të lojtarëve të thirrur nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për ndeshjen kundër Suedisë (14 tetor). Lajmi jepet nga “Sport Ekspres”.

Gjirokastriti 34-vjeçar, i cili luan me Apoel në Qipro, është shqiptari i vetëm që këtë sezon luan në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Altin Haxhi është lojtari i pestë me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares : 65 të tilla, 3 gola. Ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren është ajo në humbjen me Rumaninë (6-1), më 21 nëntor 2007.

29 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›