Muka-Memelli, gati rikthimi
Kapiteni i Tiranës, Devi Mukaj dhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Migen Memelli, duket se do të jenë “asat” e mëdhenj në duart e trajnerit Ilija Lonçareviç.
Muka u dëmtua në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve me norvegjezët e Stabaek, ndërkohë që Migen Memelli, nuk luan një ndeshje që nga 23 maji, “finalja” Tirana-Vllaznia, ku u vendos edhe titulli kampion.
Tirana nuk i ka bërë një nisje të mirë sezonit. Të dy, si Muka e Memelli, priten të jenë në dispozicion të trajnerit kroat të bardhebluve, në sfidën kundër Dinamos, më 17 tetor
29 Shtator 2009