Pamela Anderson, ktorja e “mbytur” në borxhe
Kriza botërore duket se nuk ka kursyer as yllin e Hollivudit, Pamela Anderson. Ajo prej kohësh është duke u përballur me falimentimin, për shkak të një vargu borxhesh të papaguara. Mediat amerikane bëjnë të ditur se ylli i serisë “Baywatch” është akuzuar nga një kompani ndërtimore, e cila ka përfunduar ndërtimin e shtëpisë së saj në Malibu, Kaliforni, në vitin 2008.
“Bruder Construction” ka dërguar një dokument për bllokimin e shumës në vlerën e 674 mijë dollarëve, kundër aktores për çmimet përfshirë punën, materialet dhe pagesat e nënkontraktorëve, shkruan revista “Star”. Por kjo nuk është shuma e vetme që Anderson duhet të shlyejë. Në anën tjetër edhe qeveria e SHBA-ve thuhet se kërkon një shumë prej 252 mijë dollarësh për shkak të tatimeve të papaguara të Anderson. A do të arrijë ajo të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata? Nuk na mbetet veçse të shohim...
28 Shtator 2009