Altin Haxhi pritet të debutojë në Champions
Altin Haxhi pritet të bëjë sot debutimin në fazën e grupeve në Champions League, kur Apoel Nikosia do të luajë në "Vincente Kalderon" kundër vendasve të Atletiko Madrid. Në fakt, Apoel Nikosia nuk ka ndonjë bilanc të mirë në kompeticionet europiane: 30 fitore në 102 takime, ku 50 prej tyre janë humbje e 22 barazime. Klubi qipriot merr pjesë për herë të parë në fazën finale të këtij kompeticioni, ndërsa një vit më parë e kishte thyer këtë tabu Anorthosis Famagusta i Arjan Beqajt. Trajneri i portierëve të Apoelit është Foto Strakosha. Për sa u përket lojtarëve shqiptarë, të cilët janë aktivizuar në fazën e grupeve të Champions League, këta janë vetëm pesë: Lorik Cana (Olimpik Marsejë, 2 gola), Besart Berisha (Hamburg, 1 gol), Besnik Hasi (Anderleht), Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta) dhe Kliton Bozgo (Maribor 1 gol).