Kombëtarja, miratohet premio 40 mijë euro
Ashtu sikurse u bë e ditur menjëherë pas barazimit me Danimarkën, FSHF vendosi të shpërblejë Kombëtaren shqiptare për pikën e marrë me kryesuesit e grupit 1 eliminator. Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për premion me vlerë rreth 40 mijë euro. Fillimisht shuma që do t‘u shpërndahej lojtarëve kuqezi dhe stafit teknik mendohej se do të ishte 30 mijë euro, ashtu siç parashikohej në projektin e shpërblimeve për rezultate. Por, duke parë shkallën e lartë të vështirësisë së kësaj ndeshjeje, paraqitjen shumë të mirë të skuadrës në pjesën e dytë dhe faktin se rezultati pozitiv i shërben klasifikimit europian dhe qëndrimit në vazon 4 për shortin e Euro 2012, federata "hapi thesin". KE miratoi gjithashtu edhe 10 mijë euro shpërblim për përfaqësuesen Under-21, pas fitores 1:0 me Azerbajxhanin.