E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra, si dëshmi e artit dhe zanatit tradicional

Gjirokastra, e njohur për vlerat e saj arkitekturore dhe artizanale, ka qenë dikur qyteti i skalitjes, punimit dhe zbukurimit të gurit, hekurit, leshit, drurit dhe materialeve të tjera tradicionale. Dëshmi të hershme të artizanatit tradicional gjirokastrit i gjen anekënd qytetit, brenda dhe jatshtë mureve të shtëpive monumentale. Tavane të dekoruar, oxhaqe të zbukuruar, dhipato të gdhendura, harkade, qoshe dhe sprethe guri, qëndisma, dantella, qilima, sixhade, kangjella hekuri dhe orendi bronzi e bakri, bastunë, djepe, orendi e produkte të duarve dhe talentit të mjeshtërve artizanë gjirokastritë. Dëshmitë më të rralla dhe më autentike janë punimet prej druri të artizanëve, që në dialektin gjirokastrit quheshin "marjanakë" që zbukurojnë ambientet e brendshme të banesave monumentale gjirokastrite. Në këto mjedise tradicionale gjen punime dekorative befasuese me mo-tive dhe dekoracione fl orale, faune, sim-bole religjioze dhe historike, produkt i du-arve të arta e mendjeve të ndritura, që për shekuj dhe dekada të tëra i kanë dhënë jetë banesës monumentale gjirokastrite. Veça-nërisht punimet në dru paraqesin vlera të padiskutueshme të talentit të artizanëve gjirokastritë. Dëshmitë më të hershme të përpunimit artistik të drurit i gjen në ob-jektet e hershme të kultit, si në ikonostaset e kishave të Labovës së Kryqit, Sopikut, Saraqinishtës, manastiret e Pepelit, Dhu-vjanit dhe Ravenës, teqenë e Melanit dhe Zallit etj. Janë me qindra tavane, sergjene, dollapë, oxhakë, musëndara, dyer, dritare, porta, shkallë të punuara me mjeshtëri nga artizanët gjirokastritë, emrat e shumë prej tyre mbahen mend ende dhe kujtohen më respekt edhe sot. Dikur këta artistë të talentuar popullorë nuk quheshin asi sot "artizanë", por thjesht usta, mjeshtër, kallajxhi, kovaç, bakërxhi, pavarësisht se ata mbartnin njëkohësisht edhe art edhe zanat. Ndër më të hershmit kujtohen Idriz Guri, Mane Xhaxhiu, Koço Beruka, Kristaq Jerani, Dhimo Bashari, Tata dhe Ramo Shehu, Koço Bashari, Note Çabeli, Taqo Bashari. Edhe sot befasohesh nga këto dëshmi të përkryera të artit të përpunimit të drurit. Fotografi të, vizatimet dhe piktu-rat e tavaneve të gdhendura e zbukuruara në banesat e familjeve tradicionale të Zekateve, Hadëratëve, Skëndulatëve, An-gonatëve, Pumove, Kikinove, Topullarajve, Kokobobove, Babaramove, Babametove, Karagjozatëve të përfshira në guida, al-bume dhe studime të ekspertëve, tashmë kanë bërë xhiron e botës. Pas vitit 1990 shumë nga këto tavane u shkatërruan, u vodhën rozetat, këndet e abazhurët, kana-tet e dollapëve e dritareve të gdhendura aq mjeshtërisht në dru. Nga pikëpamja historike, mjeshtërit dhe zanatçinjtë gjirokastritë, deri në me-sin e shekullit të shkuar, ushtronin zejet e tyre natyrshëm, pa pretendimin se bënin ndonjë art të madh. Mbijetesa e artizanatit dhe zejtarisë funksiononte si nevojë dhe mbi logjikën e njeriut të thjeshtë për të mbijetuar; "zanati s‘të lë kurrë pa bukë", "kur je zanatçi, të kërkon puna regjimit komunist, për shkak të reformave të imponuara, fati i artizanatit kaloi në dy faza, në fi llim erdhi zhdukja graduale e dyqaneve dhe iniciativave të artizanëve privatë dhe faza tjetër e kooperativizimit dhe ngritjes së ndërmarrjeve artistike që prodhonin kryesisht për eksport. Tani në dyqanet e dikurshme të rrobaqepësve, argjendarëve, marangozëve, kovaçëve, zejtarëve dhe zanatçinjve, të kthyera në tregtore të zakonshme, gjen lloj-lloj mallrash e shërbimesh të kohës, mandej në ndonjë rast edhe "punime artistike" në dru me motive e tema shqiptare plotësisht të industrializuara në Kinë, por vetëm në dy-tri dyqane të vogla mund të gjesh qilima, qëndisje dhe punime artistike origjinale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›