E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala bën 150 ne Bundeslige

Të shtunën luhet në kampionatin gjerman luhet derbi "shqiptar" Hanover 96- Energi Kotbus, ku militojnë respektivisht Altin Lala dhe Ervin Skela. Dy skuadrat do të luajnë për herë të tretë midis tyre në Hanover, ku secila ka fituar nga një ndeshje.
Por, ajo që e bën të vecantë këtë takim, është fakti se ish-kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, nëse do të aktivizohet do të luajë ndeshjen e tij të 150 në Bundesligë.
Skela nga ana e tij është rekordmeni shqiptar përsa i përket shënimi të golave: 19 gola në Bundesligë. Karslsruhe e Edmond Kapllanit do të luajë në transfertë kundër Hamburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›