E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daja: Ndeshja me e rendesishme e karrieres

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i ka të gjitha shanset të vendosë një rekord unikal, përsa i përket trofeve si trajner: dy skuadra të Superligës në drejtimin e tij, dy tituj kampionë.
Daja në sezonin 2005-2006 udhëhoqi Elbasanin në fitimin e titullit kampion, dhe i ka të gjitha gjasat ta përsërisë atë me Dinamon, gjatë këtij edicioni, edhe pse e morri drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Agim Canajt. "Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime, por jo të jetës sime".
Dinamo fitoi 3-0 në Shkodër me Vllaznisë, por trajneri u tregua i pakënaqur nga forma e ekipit, sidomos në pjesën e parë. Daja shton: "Vlerat tona të vërteta do t'i tregojmë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›