E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhembi: Tensioni i pranishëm në derbi

Mesfushori i Partizanit, Paulin Dhembi, është një nga lojtarët që ka luajtur me të dyja ekipet, madje me Dinamon është shpallur kampion në sezonin 2001-2002, kur blutë drejtoheshin nga Faruk Sejdini. Tashmë në rolin e një protagonisti me Partizanin, lojtari i thirrur nga trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han për ndeshjen miqësore kundër Polonisë.
"Do të luhet një futboll nga dy skuadrat më mira të kampionatit, në ndeshjen e fundit të sezonit- tha korcari, autori i pesë golave gjatë këtij sezoni. "Do të ketë ndoshta edhe pak tension, pasi luftohet për titull, por do të ketë edhe bukurinë e saj".
Mbrojtësi i Partizanit, Luan Pinari, edhe ky një ish-lojtar i Dinamos kampione, por edhe i Tiranës, thotë: "Do të jem shumë i gëzuar nëse do ta fitojmë ne titullin. Është shumë bukur që kampionati vendoset në javën e fundit, jo vetëm për mua si lojtar, por për të gjithë tifozerinë. Do të jetë një ndeshje e bukur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›