Altin Lala do të dalë në pension te Hanoveri
I dëmtuar, por jo i harruar. Pikërisht në një prej momenteve më të vështira në karrierën e shkëlqyer të Altin Lalës (po rehabilitohet nga operacioni për hernie diskale), Hanover i bën mesfushorit "dhuratën" e Vitit të Ri. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm t‘i rinovojnë kontratën kapitenit të Kombëtares shqiptare, në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit gjerman. 33-vjeçari regjistron 158 prezenca në Bundesligë dhe 115 në Bundesligën II me Hanoverin: u transferua atje në vitin 1998 nga modestët e Borusia Fuldas. Marrëveshja e Lalës me klubin skadon në fund të sezonit, por "të kuqtë" synojnë t‘i ofrojnë një tjetër kontratë. Presidenti Martin Kind konfirmoi rëndësinë e futbollistit për klubin. Numri 1 deklaroi: "Lala është shumë i rëndësishëm për Hanoverin dhe respektohet nga tifozët. Ai luan prej shumë vitesh me skuadrën dhe duhet të dalë në ‘pension‘ këtu. Më pas synojmë që ta mbajmë për të punuar në klub".
Fillimisht drejtuesit e skuadrës gjermane duhet të përcaktojnë projektet dhe objektivat e ardhshme, e më pas do të fillojnë bisedimet konkrete me Altin Lalën dhe menaxherin e tij. "Së bashku me trajnerin Dieter Heking dhe drejtorin sportiv Kristian Hohshteter, po diskutojmë për drejtimin që duhet të ndjekë klubi dhe cilat janë projektet për të ardhmen. Mund të them se pas pushimeve do të fillojmë negociatat me përfaqësuesin e Lalës, Harun Arslan. Kemi planifikuar të takohemi dhe t‘i ofrojmë rinovimin e kontratës". Me fjalë të tjera, idhulli i tifozerisë së "96"-ës, që me përkëdheli e thërrasin "xhuxhi luftarak", do të qëndrojë. Tashmë, mesfushori me tipare shkatërruese do të jetë pjesë e futbollistëve të shquar të Hanoverit. Me 273 ndeshje në Bundesligë, shqiptari është vetëm pesë prezenca larg Hans Siemensmejerit. Një kontratë e re do t‘i jepte shansin Lalës që të arrinte edhe Jurgen Banduran (me 298 ndeshje), ndërkohë që Peter Anders (458 prezenca) dhe Rainer Shtiler (362), duken të pakapshëm. Kapiteni kuqezi luan prej dhjetë vitesh e gjysmë te Hanoveri dhe për pesë sezone ka mbajtur shiritin e kapitenit.