E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala do të rinovojë kontratën me Hanoverin

Hanover - Altin Lala është pranë zgjatjes së kontratës me Hanoverin edhe për dy vite të tjera, me kusht që paga e tij do të pësojë një ulje. Këtë e pranon vetë presidenti i klubit, Martin Kind, i cili dëshiron ta ketë edhe për dy vite futbollistin shqiptar në skuadrën e tij.

Lala këtë sezon është kushtëzuar shumë edhe nga dëmtimet që ka pësuar, duke humbur një pjesë të mirë të ndeshjeve. Megjithatë, mesfushori i Hanoverit është shumë optimist, duke premtuar më të mirën.

“Do të jem shumë shpejt plotësisht i gatshëm, dhe kur të arrij në formën time më të mirë, dëshiroj shumë të aktivizohem. Jam i bindur plotësisht se nuk e kam përfunduar ende misionin tim”, shprehet Lala.

Të kënaqur për rinovimin e Altin Lalës janë edhe ultrasit e Hanoverit, të cilët presin me padurim të shohin të preferuarin e tyre në formën më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›