Kasiljas: Pepe turpëroi simbolin e Madridit
Madrid - Veprimi i shëmtuar i mbrojtësit të Realit, Pepe, dënohet edhe nga portieri i ekipit, Iker Kasiljas. Gardiani i portës madrilene shprehet se një veprim i tillë është i pajustifikueshëm për një futbollist të Realit.
Portugezi Pepe goditi dy herë kapitenin e Getafes, Havier Kaskuero, pasi më parë e kishte plasur përtokë.
“Gjëra të tilla nuk mund të bëhen përderisa mban veshur fanellën e Realit të Madridit, -deklaron portieri Kasiljas. Ne mund të luajmë mirë ose keq, por Madridi do të ketë gjithmonë diçka të veçantë, simbolin dallues të këtij klubi. Kjo shenjë ofron nder dhe krenari për çdo tifoz të Realit”.