Altin Lala i gatshëm kundër Borusias së Dortmundit

Kapiteni i Hanoverit, Altin Lala pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Borusias së Dortmundit. Lajmi jepet nga vetë trajneri Dieter Heking. Mesfushori i kaluar problemet muskuolare në kofshë dhe është stërvitur rregullisht ditët e fundit. Ky është një lajm edhe për trajnerin Baric që pritet ta aktivizojë Lalën në ndeshjen me Holandën.