Beker, dy alternativa për zëvendësimin e Kapllanit

Mungesa e sulmuesi shqiptar të Karlsruhes, Edmond Kapllani është shndërruar në dhimbje koke për trajnerin Edmund Beker. Karlrsuhe vazhdon të jetë në krye të Bundesligës me 10 pikë, teksa javën e fundit barazoi me Eintrahtin e Braunshvajgut ku militon sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare, Bekim Kastrati, autor dhe i një goli.
Kapllani doli me karton të kuq në atë ndeshje dhe do të mungojë në ballafaqimin e radhës së Karlsruhes me Ausgsburgun. "Ne dëshirojmë të marrim në "Wildpark" një tjetër tripikësh", është shprehur trajneri Beker për "Kicker". "Augsburg është një ekip agresiv dhe për në është një rrezik". Beker llogarit të ndërtojë një ekip me karakter mbrojtës dhe për momentin tekniku nuk shikon probleme të mëdha. "Ne kemi kualitet dhe mund të ndërtojmë një mbrojtje masive". Megjithatë për zëvendësimin e shqiptarit, shkruan "Kicker", Beker ka dy alterinativa: Federiko mund të luajë në shpinë të sulmit duke përdorur si mesfushorë krahu Mener ose Mutzel që do të kenë dhe shansin e tyre për të qenë në 11-shen startuese. Alternativa e dytë: malaziasi Sanibal Orahovac , i ardhur nga FC Penafiel, (kategoria e dytë në Portugali) mund të luajë nga fillimi në sulm.