Marseja e Lorik Canës eliminohet nga Kupa UEFA

Marseja e Lorik Canës u eleminua qysh në turin e parë të Kupës UEFA nga ekipi modest cek Mlada Boleslav, me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Ndeshja e parë në "Velodrom" kishte përfunduar 1-0 për Marsejën.
Marseja shënoi e para me anë të Toifilou Maoulida (14') ndërsa cekët barazuan me anë të Lubos Pecka (34'). Olimpiku kaloi edhe njeherë tjetër në avantazh me anë të Taiwo (57') por Radim Holub (63') barazoi rezultatin 2-2. Mllada e coi rezultatin 3-2 (gol i Hloub ne të 82'), ku dhe Olimpiku i Marsejës ishte i kualifikuar por Sedlak (90')e coi rezultatin në 4-2. Lorik Cana u ndëshkua si zakonisht me karton të verdhë në minutën e 40. Në të 65' mesfushori shqiptar u zëvendësua nga Sami Nasri.
Të dielën e kaluar Marseja pësoi humbjen e parë sezonale me Nantë, që renditej e fundit përpara takimit me ekipin e Lorik Canës.