Tomori-Dinamo 2-1, gola dhe tension

/* */
Tomori kori fitoren e parë sezonale, në fitoren 2-1 ndaj Dinamos në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, por me një takim që pati shumë tension në tribuna dhe në bankina, çka prodhoi edhe ndalimin e ndeshjes dy herë, 5 minuta në pjesën e parë dhe 8 në të dytën.
Një fitore jetike për djemtë e Përparim Daiut, pas barazimeve në Korçë (0-0) dhe humbjen në Pogradec (1-0).
Gjatë pjesës së parë, tifozët beratas shpëthyen në kontestime të ashpra, kur iu anulua një gol pas një goditjeje të lirë me dy takime, por të pa ekzekutuar në përputhje me rregulloren, çka solli edhe rebelimin e ultrasve dhe ndërprerjen e parë të lojës.
Ylli Shameti u bë autori i golit të parë të Tomorit në këtë kampionat, kur mbrojtësi realizoi në minutën e 28-të. Katër minuta më pas, mesfushori Endri Bakiu dyfishoi rezultatin.
Tomori u detyrua të luaj me dhjete lojtarë nga minuta e 44-t, kur gjyqtari ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Ylli Shametin, për një mbajtje nga fanella të kundërshtarit, kur të parin e kishte marë pasi kishte hequr bluzën e tij gjatë festimeve të golit.
Dinamo shkurtoi diferencën me anë të Besmir Arifajt në minutën e 47-të, çka solli sërish edhe revoltën e tifozëve beratas dhe ndërprerjen për rreth 8 minuta të tjera.
Për t’u veçuar është dhe humbja e penalltisë nga golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar të Kategorisë së Parë, Ilirjan Çaushajt të Tomorit. Penalltia e parë e parealizuar në këtë fillim sezoni, kur janë ekzekutuar saktë tetë të tilla.
Me fitoren e parë në xhep dhe me katër pikë të grumbulluara në tri ndeshje, Tomori i bëri një nisje të pranueshme Superligës, ndërkohë që me humbjen e dytë në transfertë, Dinamo e versionit “Junior” mbeti në fund të renditjes, duke dëshmuar se dhe një trajner i aftë si Faruk Sejdini do ta ketë vështirë të sigurojë mbijetesën pavarësisht barazimit shpresëdhënës ndaj kampionëve të Skënderbeut një javë më parë.
Për Tomorin bëhet fjalë për fitoren e 14-të në 74 ndeshje historike me Dinamon (41 fitore dhe 13 barazime). Edhe fitoren paraardhëse, beratasit e kishin fituar po 2-1, por më 17 shkurt të vitit 2001.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 3, 24.09.2011
24.09.2011
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p
Apolonia-Laçi 1-1
Shënues: Rama 61’/ Emerllhau 56’
25.09.2011
Flamurtari-Kastrioti 3-1
Shënues: Rajoviç 33’, Veliu 42’, Hysa 75’/ Plaku 93’
Tirana-Pogradeci 3-1
Shënues: G.Lika 44’ p, Bala 54’, 80’/Eminhazeri 67’
Bylis-Kamza 2-1
Shënues: Uashington, Abazaj / Ziambo
Tomori-Dinamo 2-1
Shënues: Shameti 28’, Bakiu 32’/ Arifaj 47’
Vllaznia-Teuta 17:00