E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Teuta 3-1, përmbysje shkodrane

/* */

Vllaznia rigjeti fitoren pas humbjes një javë më parë me Kamzën (1-0), duke fituar 3-1 me Teutën në “Loro Boriçi”, që nga ana e saj pësoi humbjen e parë në këtë sezon.

Ashtu si në fitoren 3-1 ndaj Laçit në javën e parë, edhe ndaj durrsakëve, shkodranët fituan me përmbysje.

Pas një pjesë të parë pa gola, ishte sulmuesi Mirel Çota ai që që realizoi në minutën e 47-të për Teutën, duke shkaktuar “terror” në impiantin shkodran e tronditur trajnerin Mirel Josa.

Dymbëdhjetë minuta më pas, sulmuesi i ri i talentuar Armando Vajushi barazoi rezultatin në 1-1 në të 59’, ndërkohë që golashënuesi më i mirë i Vllaznisë, Xhevair Sukaj i çoi shifrat në 2-1 pas vetëm 120 sekondash.

Për Sukajn ky ishte goli i katërt, duke u barazuar

Për të mbyllur llogaritë e takimit mendoi boshnjaku i Teutës, Vlado Markoviç (88’), i cili shënoi një autogol në favor të Vllaznisë.
    
Ky ishte dhe autogoli i parë në këtë sezon.
    
Kjo ishte fitorja e 70-të e Vllaznisë, në 150 ndeshje historike me Teutën (42 fitore, 38 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 3, 24.09.2011

24.09.2011
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p
Apolonia-Laçi        1-1
Shënues: Rama 61’/ Emerllhau 56’

25.09.2011
Flamurtari-Kastrioti     3-1
Shënues: Rajoviç 33’, Veliu 42’, Hysa 75’/ Plaku 93’

Tirana-Pogradeci 3-1
Shënues: G.Lika 44’ p, Bala 54’, 80’/Eminhazeri 67’

Bylis-Kamza 2-1
Shënues: Uashington 43' p, Abazaj 71' / Ziambo 18'

Tomori-Dinamo 2-1
Shënues: Shameti 28’, Bakiu 32’/ Arifaj 47’

Vllaznia-Teuta 3-1
Shenues: Vajushi 9’, Sukaj 61’, Markoviç 88’ (aut)/ Çota 47’

RENDITJA
1     Bylis         3     7
2     Vllaznia        3     6
3     Tirana         3     6
4     Flamurtari        3     6
5     Teuta         3     6
6     Skënderbeu        3     5
7     Apolonia         3     4
8     Tomori        3     4
9     Kastrioti        3     3
10     Kamza         3     3
11     Shkumbini        3     3
12     Pogradeci         3     3
13     Laçi             3    2
14     Dinamo          3     1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›