E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis-Kamza 2-1, ballshiotët në krye!

/* */

Bylisi mori i vetëm kryesimin e Superligës, pas fitores 2-1 ndaj Kamzës në “Adush Muça”, edhe pse ballshiotëve të drejtuar nga turku Naxhi Shansoj, u duhej të përmbysnin dizavantazhin.

Pas disa përpjekjeje të vendasve, ishte sulmuesi nga Zimbanveja, i mirënjohur Xhanuari Ziambo i Kamzës, ai që me një gjuajtje të fuqishme nga rreth 18 metra ndëshkoi ish-skuadrën e tij, Bylisin, në minutën e 18-të.

Ballshiotët u shokuan, por arritën të gjenin forcë për të barazuar rezultatin me një penallti të fituar dhe realizuar saktë nga braziliani Luis Uashington në minutëne 43-të, çka solli dhe qetësinë e duhur. Goli i tij i dytë sezonal.

Në minutën e 71-të, sulmuesi Orjand Abazaj, falë asistit të dhënë nga zevëndeëuesi Fjodor Xhafaj, shënoi golin e fitores për Bylisin, rrjetë që i dha fitoren e dytë sezonale dhe e ngjiti skuadrën në vendin e parë, me ballshiotët që kanë bërë nisjen e tij më të mirë të tyre historike në tri javët e para.

Ky ishte ballafaqimi i pare historik midis ketyre ekipeve ne Superlige.

Një Bylis në vend të parë dhe meritë e padiskutueshme e trajnerit turk, Naxhi Shansoj, i cili ka fituar deri tani edhe garën me trajnerin spanjoll të Tiranës, Hulian Rubio.

Me nëntë gola në tri ndeshje, e një mesatare 3 gola në 90 minuta lojë, Bylisi i këtij sezoni është vërtet i frikshëm.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 3, 24.09.2011

24.09.2011
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p

Apolonia-Laçi        1-1
Shënues: Rama 61’/ Emerllhau 56’

25.09.2011

Flamurtari-Kastrioti     3-1
Shënues: Rajoviç 33’, Veliu 42’, Hysa 75’/ Plaku 93’

Tirana-Pogradeci 3-1
Shënues: G.Lika 44’ p, Bala 54’, 80’/Eminhazeri 67’

Bylis-Kamza 2-1
Shënues: Uashington, Abazaj / Ziambo

Tomori-Dinamo 2-1
Shënues: Shameti 28’, Bakiu 32’/ Arifaj 47’

Vllaznia-Teuta 3-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›