Tirana-Pogradeci 3-1, shëtitje bardheblu

/* */
Tirana tregoi forcën e një ekip të madh, me një fitore të lehtë 3-1 ndaj Pogradecit, me miqtë që përveç golit nuk i vunë kurrë në vështirësi rekordmenët e Shqipërisë, ne nje ndeshje me shume pak shikues ne "Qemal Stafa".
Gjithsesi, goli i parë i bardhebluve vonoi 44 minuta, derisa mesfushori i Kombëtares, Gilman Lila, realizoi nga pika e bardhë, çka konkretizoi edhe epërsinë dhe dominimin në fushën e lojës.
Një tjetër shkodran, sulmuesi Bekim Balaj, dyfishoi rezultatin në minutën e 54-t, duke dhënë sinjalin e parakoshëshmë se ndeshje ishte prakikisht e mbyllur.
Gjithsesi, Pogradeci shënoi golin e nderit me anë të Eminhazerit në të 67’, duke regjisturar edhe golin e dytë historik ndaj Tiranës, kundrejt 23 të pësuarvë në pesë ndeshje të humbura të liqenorëve në po aq takime te luajtura me kryeqytetasit.
Të pafuqishëm për të përballuar 24 herë kampionët e Shqipërisë, Pogradeci u tërhoq në gjysmëfushën e tij për të mos pësuar më gola të tjerë, por Balaj (i gjakosur gjatë një dyluftimi) 13 minuta më pas realizoi golin e tretë të Tiranës dhe të dytin personal në këtë ndeshje. Një eurogol për nga finesa e realizimit dhe kombinimit Ahmataj-Ferraj-Balaj.
Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë, si me Tiranën që e siguroi fitoren e dytë sezonale në tri ndeshje, ashtu dhe me Pogradecin që vetëm priste të mbaronte ndeshja e dytë e humbur në transfertë.
Të shtunën, kampioni Skënderbeu fitoi 3-1 me Shkumbinin (Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p), ndërsa Apolonia dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1 (Rama 61’/ Emerllhau 56’).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 3, 24.09.2011
24.09.2011
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p
Apolonia-Laçi 1-1
Shënues: Rama 61’/ Emerllhau 56’
25.09.2011
Flamurtari-Kastrioti 3-1
Shënues: Rajoviç 33’, Veliu 42’, Hysa 75’/ Plaku 93’
Tirana-Pogradeci 3-1
Shënues: G.Lika 44’ p, Bala 54’, 80’/Eminhazeri 67’
Vllaznia-Teuta 17:00
Bylis-Kamza 16:00
Tomori-Dinamo 16:00