E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, i urryeri i Franck Ribery

Mesfushori shqiptar Altin Lala i ka lënë përshtypjet më të këqija futbollistit të Bayern Munchen, Franck Ribery, aq sa e ka përmendur në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane "Bild" si përvojën e tij më të keqe përballjen me të prejse ka kaluar në radhët e skuadrës gjermane nga Marseille. Driblimet e tij e kanë bërë shpesh francezin "viktimë" të ndërhyrjkeve të ashpra, por atë të Altin Lalës Ribery e ka quajtur si jashtë kufinjve të së lejueshmes.
"Padyshim se shqiptari i Hanoverit (Altin Lala) Ajo ndërhyrje ishte jashtë cdo kufiri dhe me të drejtë u ndëshkua me karton të kuq. Nuk u sulmova unë si futbollist, por si njeri", ka thënë Ribery. Ngjarja që i ka lënë shije të keqe francezit ka ndodhur në javën e tretë të Bundesligës, ndeshje që ishte fituar nga Bayern me rezultatin 3-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›