Altin Lala, kapiten për një ditë

Hanover (Gjermani) - Hanover 96 i mesfushorit shqiptar Altin Lala fitoi 2-1 ndeshjen miqësore me austriakët e Rapidit të Vienës të zhvilluar në Tenerife të Spanjës.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare luajti vetëm pjesën e parë dhe në të këtë takim kishte edhe shiritin e kapitenit të skuadrës gjermane, pasi mungonte edhe kapiteni zyrtar portieri Enke. Golat për Hanoverin u shënuan nga Balitsch (4') dhe Krebs (39').
Aksioni i golit të dytë lindi nga këmbët e Lalës. Shqiptari hodhi kros të gjatë nga e djathta, Brugnkik me kokë e dërgoi te Krebs, i cili nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë. Për Rapidin e Vienës e shkurtoi diferencën zëvenduesi Kulovits në minutën e 76-të.
Në pjesën e dytë trajneri i Hanover 96, Diter Heking, kreu disa zëvendësime për të testuar sa më shumë lojtarë dhe një nga këta ishte edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Albania Sport