E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Kujdes nga Siena, eshte e rrezikshme”

Milano (Itali) -Interi do të kthehet në fushën e Sienës, atje edhe ku fitoi titullin e sezonit të kaluar dhe trajneri i Interit, Roberto Mancini, kërkon nga ekipi i tij të paraqitet në mënyrën më të mirë pas pauzës dimërore.
"Mund të kemi disa vështirësi më shumë në raport me vitin e kaluar, pasi do të na duhet të përballojmë një transfertë të ashpër dhe të vështirë. Duhet të bëjmë kujdes dhe të jemi të përqëndruar. Siena është e rrezikshme. Të gjitha skuadrat në janar janë të tilla".
Për pushimin e lojtarëve Manco shton: "Patën shtatë-tetë ditë pushime, por secili prej tyre kishte një program individual pune". Për ndeshjen e së dielës, Mancini konfirmoi praninë në grup edhe të Dejan Stankovicit.
"Nuk ka pasur probleme dhe ka pinaur mirë, nuk luajti në Dubai një nga miqësoret pasi ishte pak i lodhur. Vieira? Do të bashkohet me grupin të martën e ardhshme. Mund të luajë disa minuta në ndeshjen e arshshme të Kupës së Italisë".
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›