Ferguson: “Përse ta shesim Ronaldon?”

Mancester (Angli)- Trajneri i Mancester Junaitid, Sër Aleks Ferguson, ritheksoi edhe një herë se Kristiano Ronaldo nuk do të largohet nga "Djajtë e kuq", edhe pse spekulimet e shtypit e lidhin atë me një kalim te Reali i Madridit. Kampionët e Spanjës gjithmonë kanë kërkuar shërbimet e anësorit portugez. Sipas mediave spanjolle, agjenti i lojtarit ka vendosur kontakte me Realin në lidhje me një transferim të mundshëm të tij në "Bernabeu". Shefi ekzekutiv i Mancesterit, David Gill, pohoi se Ronaldo nuk do të shitet me asnjë lloj cmimi. "Përse ta shesim Ronaldon?", - tha Ferguson. "Nuk do të kishte ansjë kuptim. Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë".
Albania Sport