Spaleti: “Toti, tani 100 për qind”

Rome (Itali) - Trajneri i Romës, Luciano Spaleti ndihet i lumtur: "Është kënaqësir të kesh të rikuperuar kaq shumë lojtarë. Futbollistë si Tadei janë të rënëdësishëm për ekuilibrat tanë. Nëse dëshirojmë të jemi ambiciozë , nuk duhet t'i themi Interit se do të kalojmë, por duhet të fitojmë në fushë. Interi është ai i vitit të kaluar dhe për të rikuperuar pikë duhet të arrijmë rezultate të rëndësishme". Për sfidën në Bergamo: "Atalanta është një skuadër agresive, që bën shumë presion, nëse ne nuk do të evidentojmë kualitet tona. Toti? Është rikuperuar qind për qind. Mancini? Bisedova me të dhe dëshiron të qëndrojë te Roma", - theksoi Luciano Spaleti.
Albania Sport