Bogdani në bankinë, Kamoleze zgjedh variantin “2-T”

Livorno (Itali) - Trajneri i Erion Bogdanit, Xhankarlo Kamoleze e sheh të vështirë ndeshjen e Livornos së tij kundër Torinos, të programuar për ditën e diel.
"Duhet të jemi të gjithë kompaktë. Objektivi unë është gjithmonë të qëndrojmë në Serinë A dhe në Torino kundër skuadrës ‘granata' duhet të bëjmë më të mirën tonë. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe, rikthimi i Di Mikeles, u jep një motiv më shumë. Kanë sulmues shumë të fortë si Rekoba, Bjelanovic e DI Mikele".
Trajneri Kamoleze ka pasur një të kaluar në Torino: "Kam një histori personale që lidh jetën time me Torinon dhe duhet të falënderoj Livornon që më dha mundësinë të luaj kundër ‘Toro'-s në Serinë A. Për mua do të jetë një emocion i madh të luaj kundër skuadrës së qytetit tim".
Tekniku i toskanëve ende ka disa dyshime për formacionin: "Për skuadrën që do të luajë në Torino kam akoma dicka për të zgjedhur".
Por, medidat italiane në parashikimin e tyre për skuadrën që mund të luajë (3-5-2), e shohin sulmuesin shqiptar në bankinë. Tavano dhe Tristan do të përbëjnë edhe dyshen e vijës së parë.
Albania Sport