E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, breshëri goditjesh, por pa fat

Kotbus (Gjermani)- Edhe Energi Kotbus i Skelës arriti fitoren e parë të këtij viti, edhe pse flitet vecse për një miqësore. Skuadra gjermane e Bundesligës 1 fitoi 2-1 me cekët e kategorisë së dytë, Ust nad Labem.
Golin e parë e shënuan cekët me anë të Benick (42'), ndërkohë që tri minuta më pas barazoi për ekipin e Skelës nga Stanislav Angelov (45'). Schupan, i cili zëvendësoi edhe mesfushorin shqiptar në minutën e 69-të realizoi golin e fitores në minutën e 86-të.
Në minutën e 7-të Skela ishte pranë golit teksa mund të kishte shënuar pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga bullgari Angelov. Në minutën e 9-të vetëm fati e shpëtoi skuadrën portën e skuadrës ceke, Skela goditi bukur por Novak arriti ta bllokojë.
Në të 22', Ervini ekzekutoi një goditje të lirë, por sfera përfundoi shumë lart traversës. Në minutën e 40-të një tjetër përpjekje e Skelës, por Novak u tregua vigjilent.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›