E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste me femijet e policeve te vrare

Ministria e Brendshme ne bashkepunim me disa firma private, organizuan ne diten e flamurit nje feste me femijet e policeve te rene ne krye te detyres.

Ne kete aktivitet ishte i pranishem edhe zevendesministri i Brendshem, Genti Strazimiri.

Gjate aktivitetit per femijet e policeve te rene ne detyre u shperndane dhurata si dhe nje shume simbolike prej 5 mije lekesh, te sponsorizuara nga disa firma private.

Ky aktivitet eshte ne vazhden e perkujdesjes dhe perkrahjes qe jo vetem Ministria e Brendshme por edhe shoqeria civile dhe firmat private tregojne per femijet e atyre policeve, qe kane dhene jeten e tyre ne mbrojtje te rendit dhe sigurise publike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›