E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Uidhers, ne krah te grave: Behuni pjese e politikes

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers dha dje mesazhin ne forumin "Fuqizimi politik i gruas", se gruaja shqiptare duhet te realizohet, pavaresisht paragjykimeve. Sipas tij, Shqiperia ka pasur gjithnje gra te shquara, ndaj kontributi i tyre ne forume dhe parlament duhet te jete i pranishem. "Ështe koha t'i japim shprese grave te reja dhe eshte me rendesi paresore arsimimi i tyre, qe eshte themeli i aftesive per te arritur ate qe i keni vene vetes qellim per te ardhmen", tha Uidhers. Ambasadori i SHBA theksoi se duhet vendosmeri, per te mos u ndalur para asnje pengese dhe gruaja te kontribuoje ne zhvillimin e vendit, duke u bere nje aktore kryesor ne te. Ai ka ftuar politiken te kontribuoje ne kete perfshirje te grave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›