E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nderprerja e energjise, nga menaxhimi skandaloz i KESH"

Shqiptaret vuajne mungesen e energjise elektrike per shkak te cmimeve te larta dhe keq menaxhimit. Deputeti i LSI-se, Dritan Prifti tha dje se ndermarrja e furnizimit me energji elektrike eshte ne nje gjendje skandaloze menaxhimi. "Nuk ka profesioniste qe menaxhojne. Ka nje grup militantesh partiake, qe vjedhin se me shume te munden deri diten e zgjedhjeve", tha Prifti. Sipas tij, kjo situate krijon probleme te medha edhe per ndermarrjen e transmetimit, por edhe per pjesen tjeter te KESH, per ate te prodhimit, sepse kjo ndermarrje nuk paguan me askend per sherbimet qe jepen. Deputeti i LSI-se tha se kjo ndermarrje eshte fryre me emerime pa fund te njerezve per te marre rroga te majme ne menyre te padrejte, ne kurriz te atyre konsumatoreve, te cileve duan t'i rrisin perseri cmimin e energjise elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›