E Diel, 1 Nëntor 2026

Altini, mjeku qe sheron zemrat e femijeve te vegjel

Pergjegjesia qe ka marre mbi supe, ka qene disa here me e madhe se deshira per te ndihmuar femijet dhe prinderit e tyre. Ka vizituar dhe ekzaminuar me qindra femije dhe te rritur te cilet kane probleme ne zemer, por eshte ndier i gatshem t'u beje sfide semundjeve te rralla dhe shume te veshtira. Behet fjale per mjekun Altin Veshti, kardiokirurgun i cili ka vetem dy muaj qe ka ardhur nga Amerika, per te punuar si kirurg ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Eshte nder mjeket me te rinj te ketij spitali, por qe merr persiper te kryeje nderhyrjet ne zemer, te cilat jane me te veshtirat.
Operacionet
Femijet qe lindin me defekte ne zemer tashme mund te kurohen brenda vendit. Vetem ne dy muaj, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" jane kryer 12 operacione, 3 prej te cileve jo vetem qe kryheshin per here te pare, por ishin mjaft te rralla edhe si anomali. Per here te pare keto nderhyrje qe kane shpetuar jeten e ketyre femijeve jane kryer nga ekipi i mjekeve shqiptare, te kryesuar nga kardiokirurgu Altin Veshti, nen asistencen e disa mjekeve italian. "Ne si kardiokirurgji dhe une personalisht, marrim persiper cdo lloj operacioni, cdo lloj demtimi qe mund te lindi ne zemer, per ta korrigjuar me standard evropian. Ekzistojne rreth 650 femije te cilet kane nevoje per operacion dhe ndiqen kryesisht ne Tirane dhe ne Shkoder, nga doktoresha Alketa Pellumbi me te cilen ne bashkepunojme", ka pohuar mjeku kardiokirurg, Altin Veshti. Sipas tij, ne te ardhmen nuk do te kete me femije te cilet do te dergohen ne Itali apo ne vende te tjera te botes, kur ne ofrojme nje sherbim me cilesi te larte si ne vendet perendimore. Operacionet jane bere nga mjeket shqiptare, nen asistencen e mjekeve italiane. "Keto operacione jane kryer nga une, mjeku Arben Baboci dhe Edvin Prifti. Gjendja shendetesore e femijeve paraqitet mjaft e mire", nenvizon Veshti i cili ben edhe kontrollin periodik te femijeve ne spitalin e pediatrise. Te gjitha operacionet kane rezultuar te suksesshme, duke rikthyer shpresen e humbur tek prinderit e femijeve.
Personazhi
Nje prej ketyre operacioneve me te rralla eshte kryer 10 dite me pare. Neti, nje vajze 4 -vjecare, kishte lindur me aorte te dyfishte, e cila i kalonte pas tre organeve, duke i krijuar veshtiresi ne frymemarrje dhe shume probleme te tjera shendetesore. E ema e saj tregon veshtiresite qe ka hasur per te diagnostikuar semundjen dhe me pas, per te gjetur nje mjek i cili duhet te kryente kete lloj nderhyrjeje. "Nga ekzaminimet e shpeshta me mjeke te ndryshem diagnozat kane qene te ndryshme, per shkak se kjo diagnoze nuk njihej ne vendin tone. Pas percaktimit te diagnozes shume mjeke ishin skeptike, sepse nuk ishte kryer nje operacion i tille. Por fati e deshi, qe te vinte doktor Altini i cili me inkurajoi per cdo gje duke me treguar ne detaj cdo aspekt te semundjes, por edhe te rruges operatore" pohon Yllka Barja, nena e vajzes 4-vjecare. Nderkohe kirurgu sqaron se problemi i vogelushes ka qene shume serioz. "Problemi qe ka Neti, eshte nje nga patologjite me te rralla, ekzistojne rreth 150 defekte te tilla. Nje kirurg gjate karrieres se tij 35-vjecare, mund te shohe 3 apo 4 raste te tilla dhe une, ne Amerike pata shansin te shoh 3 raste dhe te operoj 2 paciente, qe shkuan me sukses", nenvizon mjeku Altin Veshti. Sipas tij, veshtiresia e kesaj semundjeje qendron ne faktin se kishte te bente me 3 organe ne te njejten kohe.
Disa dite pas operacionit, kardiokirurgu garanton sukses maksimal per jeten e saj. Vogelushja gezon shendet e arrin te flase edhe per gjendjen e saj. S.Isaku
Dashi: Te rinjte po rrisin konkurrencen
Pas suksesit te ketyre operacioneve ne Qendren Spitalore Universitare, edhe vete kreu i ketij spitali, deklaron se tashme shume semundje mund te marrin zgjidhje aty. Ilir Dashi thote se te rinjte e specializuar jashte Shqiperise, po rrisin edhe konkurrencen ne fushen e shendetesise. "Une ne praktiken e ketyre muajve, konstatoj me kenaqesi qe pas pranimit te ketyre mjekeve te rinj dhe natyrisht keta shume logjikshem, angazhohen nga shefat e sherbimeve, duket se ka hyre nje lloj konkurrence e ndershme. Keta mjek jane duke sjelle risite ne spitalin tone, per trajtimin e pacienteve te cilet tashme nuk duhet te ikin me jashte vendit", ka pohuar drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi. Ky institucion ka rifirmosur marreveshjen pak dite me pare me mjeket italiane, qe keta te fundit te asistojne ne keto lloj operacionesh. Nderkohe, mjeket italiane jane treguar te gatshem per t'u rikthyer serish ne Shqiperi, per te tjera nderhyrje dhe ekzaminime te rendesishme. "Ne do te rikthehemi perseri, per te kryer te tjera nderhyrje, por edhe per te pare gjendjen shendetesore te pacienteve te operuar. Eshte nje bashkepunim i cili shpresojme qe te zgjase, per te ndihmuar femijet qe lindin me probleme dhe keqformime ne zemer", ka pohuar dr. Vittorio VANINI, presidenti i Shoqates "The Heart of Children" Onlus. Nderhyrjet kirurgjikale per defektet e lindura ne zemer, do te vazhdojne te kryhen ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" nga ekipi i mjekeve shqiptare, pa asnje pagese nga ana e pacienteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›