Alves lavdëron Fabregasin

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 19:19
Mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Cesc Fabregas pas startit të furishëm të mesfushorit me gjigantin katalan pas transferimit nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.
“Fabregas ka bërë punë të madhe për ne dhe tashmë ka dhënë kontribut të madh për ekipin” tha Alves për AS.
“Është vërtetë nder të luaj me të. Ai edhe Messi janë dyshe e shkëlqyeshme në fushë, dhe ata kombinohen shumë mirë mes vete” përfundoi ylli brazilian. Të shtunën, Barcelona shkatërroi Osasunan 8-0 ndërsa Fabregas dhe Messi ishin në mesin e golashënuesve.