Maskat grabisin në mes të ditës bankën greke
Autori i Lajmit: red.
Tre persona të maskuar dhe me armë automatike, grabitën në mes të ditës arkën e bankës NBG, në km e pestë të autostradës Tiranë-Durrës. Fillimisht kanë kërcënuar me armë rojen e sigurisë dhe më pas detyruar punonjësit e bankës të heshtin dhe të dorëzojnë paratë. Mësohet se kanë marrë rreth 1 milion lekë dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një autoveturë pa targa. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia, e cila kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe fiksoi provat. Ndërkohë janë sekuestruar për hetime kamerat e sigurisë prej të cilave pritet të identifikikohen autorët.
Grabitja
Gjithçka ndodhi brenda pak minutash në orën 12.04 në kilometrin e tetë të autostradës që të çon në Durrës, ku ndodhet një filial i NBG Bank, Banka Kombëtare Greke, që funksionon kryesisht për kompanitë e shumta që operojnë në këtë aks rrugor kombëtar. Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë brenda bankës dhe kanë kërkuar nga personeli dhe klientët e ndodhur aty që të mos bëjnë asnjë përpjekje për t i neutralizuar, pohojnë burime hetimore. Duke terrorizuar personelin dhe klientët, tre djemtë e rinj që mbanin maska të sajuara në fytyrë, kanë kërkuar që t u jepen të gjitha paratë që ndodheshin atje. NBG Bank pranoi se ka ndodhur plaçkitja, por nuk dha shumën e vjedhur duke pohuar se është në verifikim e sipër. Ndërkohë policia e Tiranës në një informacion zyrtar, foli për një shumë rreth 10 mijë euro që mendohet të jetë zhdukur, por burime të tjera brenda saj thonë se shuma është disa herë më e madhe.
Hetimet
Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, pohuan se morën njoftim përmes një telefonate të kryer nga një person, mbi grabitjen e bankës NBG, të ndodhur në kilometrin e tetë në autostradën Tiranë-Durrës. Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, thanë se ende po punojnë për të mundësuar grumbullimin dhe marrjen e të gjitha provave, me synim identifikimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj vjedhjeje.
“Po bashkëpunohet me punonjësit e bankës për të përcaktuar shumën e saktë të parave të vjedhura, ndërkohë që po punohet për të arritur sa më shpejt në identikitin e autorëve të dyshuar dhe kapjen e tyre”, - bënë të ditur burime nga policia. Ndërkohë mësohet se janë vendosur katër postblloqe në akset lidhëse përreth zonës ku ndodhi grabitja, në përpjekje për të kapur tre autorët. NBG (Ethniki Trapeza tis Eladhos) është banka më e madhe e Greqisë dhe ndër më konkurrueset në tregun bankar shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008