Amantian në qendër të arkeologjisë
Autori i Lajmit: red.
Tre libra të arkeologëve shqiptarë, që trajtojnë historikun dhe vlerat e qytezës antike të Amantias, u promovuan të premten në mjediset e Parkut Kombëtar Amantia në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane(29 shtator). Në veprimtarinë e zhvilluar me nxënës të shkollës 9-vjeçare të fshatit Amonicë, 40 km larg Vlorës, u promovuan librat “Amantia-qytet i Ilirisë Jugore”, i autorit Skënder Anamali, “Monetat e Amantias”, i Hasan Cekës, si dhe “Një bazilikë paleokristiane në Amantia”, i Aleksandër Meksit. Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik “Amantia-Orikum”, Gëzim Llojdia, u ndal veçanërisht në librin “Amantia-qytet i Ilirisë Jugore", i cili pritet të dalë së shpejti në qarkullim”, duke analizuar vlerat që përmban dhe i përcjell ai tek lexuesit. Llojdia përmendi kontributin e arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë, që me përkushtim zbuluan një qytet që e kishte mbuluar errësira e shekujve. Sipas tij, Amantia ka monumentet e veta kryesore mes të cilave murin rrethues, stadiumin, tempullin e Afërditës, që përkojnë me periudhën para Krishtit apo të periudhave të mëvonshme si bazilika, ndërtesat publike etj. Qendra ilire Amantia, fqinje me Bylisin, ka një histori që nis nga antikiteti i mesëm dhe pati një zhvillim deri në shekujt e Mesjetës, kur ajo nuk përmendet më.
Amantia ka pasur edhe një episkop dhe një bazilikë tre nefes. Qyteti shënoi një periudhë jetese, deri në 1000-vjeçare. Karakteristika e qytetit është shtrirja e tij përtej mureve rrethues në kodrat përreth. Gjurmët e qytetit gjenden sot në një kodër në formë koni në malin e Kudhësit. Në këtë takim u përmend edhe fakti se fshati Amonicë, 40 km në verilindje të qytetit të Vlorës, është pjesa fundore e qytetit të Amantias. Kjo faktohet edhe nga gërmimet e realizuara këtu, ku janë zbuluar varre monumentale, që i përkasin kryeqendrës së Amantias. Ky aktivitet është i pari në radhën e veprimtarive të planifikuara për t u zhvilluar gjatë këtyre ditëve, nga drejtoria e Parkut Kombëtar "Amantia-Orikum".
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008