“Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane” mbushin 10 vjet
Autori i Lajmit: red.
“Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane” është një aktivitet që zhvillohet nga të gjitha vendet e Evropës, përgjithësisht në muajin shtator nën patronazhin e Këshillit të Evropës duke synuar ruajtjen, promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për potencialet reale që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi. Gjeografia e projektit është e ndryshme çdo vit, në varësi të problematikës që fokuson vetë aktiviteti dhe përgjithësisht e përqendruar rreth objekteve më të spikatura të trashëgimisë kulturore. Për këto aktivitete, Këshilli i Evropës boton një broshurë të posaçme për të evidentuar punën e bërë në rang ndërkombëtar. Sipas edhe udhëzimeve të këtij të fundit, të tilla aktivitete synojnë paraqitjen e vlerat të trashëgimisë kombëtare si pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane. Për këtë arsye, ky aktivitet do të ketë një dimension të dukshëm evropian qoftë në mënyrën e konceptimit apo edhe në mënyrën e promovimit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë në 29 shtator në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një sërë aktivitetesh që përkojnë dhe me aktivitetet që organizohen çdo vit në vendet evropiane në muajin shtator, në Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane. Qëllimi i "Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore" është ruajtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore si pjesë e integruar e trashëgimisë evropiane, ndërsa synon rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për potencialet që paraqet trashëgimia kulturore. Disa nga aktivitetet në kuadër të kësaj dite janë planifikuar të organizohen në Sarandë, Vlorë, Bylis, Butrint, Shkodër, Berat, etj.
Eshtë viti i 10-të që organizojmë
Në Shqipëri ky aktivitet për herë të parë u zhvillua më 1997 në disa qendra njëkohësisht dhe kjo ishte dhe e veçanta e këtij aktiviteti. Në qytetet-muze të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe në Shkodër, u zhvilluan aktivitete në të cilat studiues shqiptarë e të huaj referuan mbi vlerat e veçanta të qyteteve-muze dhe theksuan aspekte të kontekstit tradicional të tyre. Aktiviteti u shoqërua edhe me një ekspozitë fotografike në fokusin e të cilave ishin monumentet e kulturës dhe shtëpitë-muze. Në vitin 1998 ky aktivitet është zhvilluar në Voskopojë, ku përveç simpoziumit dhe ekspozitës janë zhvilluar edhe koncerte me muzikë bizantine. Aktiviteti i vitit 1999 u organizua në Durrës dhe si qëllim kryesor të tij kishte njohjen e të rinjve me vlerat e vërteta që ofron trashëgimia jonë kulturore. Kjo gjë u konkretizua jo vetëm me cikle të shkurtra leksionesh për të rinjtë, por edhe me një ekspozitë me vetë fotot e bëra nga ata duke fokusuar monumente kulture. Viti 2000 do ta gjente aktivitetin në Tiranë ku kësaj here u përurua faza e parë e restaurimit të Kompleksit të Ministrive. Ky aktivitet u shoqërua me një ekspozitë me foto të vjetra të qytetit të Tiranës si dhe me koncerte e parada me veshje popullore, të cilat i shtuan atmosferën festive aktivitetit. Ndërkohë, aktiviteti i vitit 2001 si risi të tijën kishte organizimin në dy qytete: atë të Krujës dhe Lezhës, përkatësisht në kalatë e këtyre qyteteve. Në qytetin e Lezhës, në ambientet e bibliotekës së qytetit u promovua libri “Guidë në Trashëgiminë Kulturore Shqiptare”. Aktiviteti vazhdoi në kalanë e Krujës me një koncert me këngë popullore dhe një koktej me gatime tradicionale të zonës. Ndalesa e radhës për vitin 2002 ishte qyteti i Beratit, ndërsa viti 2003 dhe 2004 do ta gjente aktivitetin në qytetin e Gjirokastrës, i cili ishte kandidat për të hyrë në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, kandidaturë që u miratua në muajin shtator 2005.
Në vitin 2005 aktiviteti “Ditë të Trashëgimisë Kulturore Evropiane” u zhvilluar përsëri në qytetin e Gjirokastrës me rastin e miratimit të qytetit të Gjirokastrës si “Kryevepër e trashëgimisë botërore të njerëzimit” nga UNESCO. Në vitin 2007 u zhvillua panairi i artizanatit në qytetin e Tiranës, ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha qarqet e vendit, duke paraqitur prodhimet e tyre artizanale, të kulinarisë dhe të hotelerisë. Kjo veprimtari u zhvillua gjithashtu edhe në kuadrin e Ditës Botërore të Turizmit.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008