E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovakia: Tani për tani nuk i njohim pasaportat e Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubis ka refuzuar kërkesën e presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni, që Sllovakia të pranojë pasaportat e reja, të lëshuara nga qeveria e Kosovës. Gjatë një takimi, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme në Neë York, Kubis, i ka thënë Sejdiut e Hysenit se tani për tani Sllovakia pranon vetëm dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, ndërsa njohjen e pasaportave të Kosovës mund ta shqyrtojë, vetëm atëherë kur dokumentet e UNMIK-ut të mos vlejnë më. Agjencia sllovake e lajmeve TASR citon Sejdiun e Hysnein t i kenë thënë Kubisit, se disa vende evropiane, edhe pse nuk e njohin pavarësinë, i njohin pasaportat kosovare. Kubis, Sejdiu dhe Hyseni, janë pajtuar se është i domosdoshëm rikonfigurimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe funksionalizimi i shpejtë i EULEX-it, në të cilin merr pjesë edhe Sllovakia, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake, Jan Shkoda.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›