Gjermania, ligj për ratifikimin e shpejtë të protokollit në NATO
Autori i Lajmit: red.
Qeveria Federale Gjermane ka vendosur hartimin e një ligji për marrëveshje në lidhje me protokollet e 9 korrikut 2008 të marrëveshjes së Atlantikut të Veriut mbi anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë. Në këtë mënyrë hapet procedura për përgatitjen e ratifikimit të protokolleve nga Parlamenti. Me këtë vendim Qeveria Federale jep sinjalin e një mbështetjeje të angazhuar në anëtarësimin formal të këtyre dy shteteve në NATO. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor (Supozohet për FYROM, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), në mënyrë të angazhuar me masa konkrete gjatë përgatitjes për anëtarësim në NATO. Ndër të tjera bëjnë pjesë këtu dërgimi i këshilltarëve gjermanë, shkëmbim personeli, mbështetje në fushën e arsimit, asistencë materiale dhe konsultime periodike me temë mbi sigurinë dhe politikën ushtarake, vë në dukje ambasada gjermane në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2008