E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, bllokohet puna në Kapshticë

Moti i fohtë dhe me probleme, ka sjellë bllokim të punës në pikën doganore të Kapshticës. Ndërsa prej më shumë se 72 orësh është izoluar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë si në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas, kjo është duke u shoqëruar me pasoja përsa i përket tregëtisë së biznesit që e ka të lidhur aktivitetin me pikën doganore të Kapshticës. Kështu sipas policisë greke, prej afro tre ditësh nuk lejohet të lëvizin në drejtim të vendit fqinj kamionët, pasi segmenti Kostur-Kozan i rrugës Egnatia në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është i bllokuar për këto mjete për shkak të dëborës.

Ndërkaq kjo është shoqëruar me uljen e nivelit të zhdoganimeve të cilat gjatë këtyre ditëve kanë munguar tërësisht në këtë pikë doganore. Duke iu referuar burimeve që vijnë nga pika doganore e Kapshticës, mësohet se për tre ditë me radhë nuk ka patur asnjë zhdoganim për shkak të kushteve të vështira të motit në dy vendet, por dhe për arsye se shumë kamionë nuk kanë qarkulluar në drejtim të Shqipërisë apo vendit fqinj Greqisë. Kështu importi-eksporti që është baza e punës së këtsaj pike doganore ka munguar, ndërsa kjo do të ndikojë në të ardhurat e kësaj pike doganore. Në fakt moti i keq prej shumë ditësh ka përfshirë qarkun e Korçës.

Gjatë ditës së sotme problematika vjen në disa segmente, por më serioze paraqitet gjendja në segmentin Korçë-Dardhë rrugë e cila është e bllokura në 4 kilometra të saj pasi erërat e forta kanë hedhur sasi të mëdha dëbore gjatë natës. Gjatë natës termometri ka regjistruar -16 gradë celcius, ndërsa sipas njoftimti zyrtar të Shtabit të Emergjencave Civile të bllokuara janë komuna Lekas në Korçë, Velçan në Pogrdec dhe komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›