E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapen dy shumë të kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Fierit ka arrestuar sot dy shumëtë kërkuar nga drejtësia italiane për vrasje dhe trafik droge.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Partneritet janë vënë në pranga shtetasit Bushi Milo 42 vjeç dhe Ermir Sakupa 35 vjeç të dy nga qyteti i Fierit.
 

Sipas policisë 42-vjeçari Milo është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali ndërsa 35-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane me 16 vjet burg për trafik droge.
 

Ndërkohë ditën e djeshme policia e Fierit bëri të mundur kapjen e dy shtetasve italianë të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh me dhunë në këtë qark.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›